Dafina Zeqiri nuk mund të kërkonte më shumë se kaq në karantinën e saj

21 mars 2020 | 10:47

Situata delikate në vend i ka detyruar të gjithë personazhet e njohur dhe jo vetëm të vetizolohen duke anulluar çdo angazhim muzikor të tyrin.
Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri tregoi se kjo periudhë e ka ndihmuar të fokusohet tek vetja dhe të punojë për albumin e saj muzikor.
Ndërsa së fundmi, Zeqiri ka ndarë një tjetër postim në ‘Instastory’ duke treguar se është shumë e lumtur që gjatë kësaj periudhe ka mundësinë të ketë një studio muzikore dhe një producent për të.
Mesa duket Dafina është duke përgatitur të tjera surpriza për ndjekësit e saj, ndonëse vetëm pak kohë më parë solli këngën ‘Merri krejt’ e cila u kthye menjëherë në hit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kisha Katolike të premten ka vendosur t’u ofrojë falje të…