Dafina Zeqiri paralajmëron surprizën e radhës

13 maj 2021 | 22:58

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri do të sjellë shumë shpejt një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale, duke treguar se titulli i këngës do të jetë “Japa” e që pritet të vijë si pjesë e dytë e këngës “Vuj, vuj, vuj”.

Dafina tashmë është duke xhiruar videoklipin e këngës, derisa nga pamjet e para që ka publikuar, ajo do të vijë me flokë të shkurtër dhe e veshur me rroba me ngjyrë të gjelbër.

Kënga “Japa” do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj” të cilin këngëtarja paraqet disa nga historitë e jetës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të…