Dafina Zeqiri përcjell mesazhin motivues, duke zbuluar defektet e saj
Dafina Zeqiri ka përcjellë së fundmi një mesazh tepër frymëzues dhe motivues për të gjitha ndjekëset në “Instagram”. Duke zbuluar defektet e trupit të saj, Dafina u ka kërkuar vajzave dhe grave që ta duan dhe pranojnë veten sikurse janë .
“Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”– ka shkruar këngëtarja kosovare krahas fotos së postuar, ku shfaqet me bikini dhe kurriz të kthyer nga kamera.