
Dafina Zeqiri rrëfen luftën me depresionin: Psikologia u çudit kur më pa
09 qershor 2020
| 18:53
Edhe Dafina Zeqiri ka folur për depresionin. Pa komplekse këngëtarja është shprehur se ka vuajtur nga kjo sëmundje, madje edhe është konsultuar me psikologen.
E ftuar në NIN në “Klan Kosova”, këngëtarja tregoi se depresioni është shumë gjë normale dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. “Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’. I thashë le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale”.