Dafina Zeqiri rrëfen të shkuarën e “errët”: Kam qenë në një marrëdhënie abuzive
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka rrëfyer së fundmi se edhe ajo ka qenë një ndër vajzat që janë abuzuar nga partneri. Ajo ka bërë disa postime në “Instastory” ku zbulon se si është paragjykuar nga shoqëria, duke qenë se askush nuk i besonte asaj.
Dafina nuk e lë me kaq, pasi vijon duke thënë se ajo nuk ka pasur forcë që të ndryshojë asgjë, pasi sistemi ishte i korruptuar. Këngëtarja e njohur ka treguar se si për vite me radhë, ish-partneri me të cilin ka qenë në lidhje në fillim të karrierës si këngëtare, ecte me kokën lart, sepse të gjithë fajin ia kishte hedhur asaj.
“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.
Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!
Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!
Më ka ardhur në majë të hundës duke mbyllur gojën për shkak të idiotëve paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!“, shkruante këngëtarja e njohur në postimet e saj në “Instastory”.