Dafina Zeqiri thumbon estradën: Unë shoh një pandemi ‘tallava’ në industrinë tonë muzikore
Këngëtarja Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Twitter.
Shpesh herë ajo tregohet e hapur me ndjekësit, duke ndarë me ta shqetësime të ndryshme në këtë rrjet social.
“Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq e ngërçuar”, shkroi Zeqiri në Twitter.
E u duk se lidhur me këtë deklaratë, ajo mori reagime të shumta nga ndjekësit e saj në këtë platformë.
“Ps. Po flisja për performancat live (i këndoj vetëm këngët e mia dhe të miat)”, shkroi këngëtarja e hitit “Dashni”.
Ajo nuk ka dhe emër se për kë mund të ketë qenë fjala, por fansat kanë shprehur dyshimet se mund të bëhet fjalë për disa prej kolegëve të saj, të cilët kanë dështuar të sjellin hite këtë verë si dhe kanë qenë të dobët në paraqitjet e tyre ‘live’.