‘Daily Mail’: Guardiola vendos për të ardhmen pas Kupës së Botës
14 nëntor 2022
| 16:54
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të flasë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës. Sipas raportimit të “Daily Mail”, Guardiola do ta përdorë pushimin për ta shqyrtuar të ardhmen e tij në klub.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë karrierën e tij me kampionin e Premierligës.
Trajneri do të fluturojë për në Abu Dhabi për takime me drejtuesit kryesorë të Cityt, ku ai do t’i informojë ata për planet e tij për të ardhmen. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i spanjollit.