Daja dhe sfidat e UÇK-së!
Shkruan: Nait Hasani
Njëzetë vite UÇK-ja, përballet me gjykata.
Në gjykata të UNMIK-ut, në gjykata të EULEX-sit, për të vetmin faj, çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe prishjen e planeve makabre të dashakëqinjëve të kombit Shqiptar në Kosovë.
Vajtja e të gjithë Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së në intervista në Hagë, me dëshmi kinse për krime lufte nga prokuroria Serbe në Beograd dhe pranimi i këtyre dëshmive për intervista nga Gjykata Speciale e Hagës, është fyrje për luftëtarët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ne si komb, si popull një shekull kemi luftuar për të drejtat tona, sovranitet shtetëror e drejtësi.
UÇK-në të vësh në bankë të të akuzuarit dhe drejtuesit e saj me Azem Sylen – Dajën komandant të UÇK-së, është një tentim për të dënuar luftën tonë të drejtë për liri dhe UÇK-në.
Plagët tona shekullore, vuajtjet, krimet, derportimet, shpërnguljet, asimilimet dhe gjenocidi nën pushtimin kolonial e fashist të shtetit Serb, u shëruan me 12 qershor 1999 me Çlirimin e Kosovës dhe fitoren e UÇK-së kundër Serbisë me ndihmën e aleatëve tanë strategjik të SHBA-së dhe të NATO-s dhe liridashësve evropian.
Luftën tonë të shenjtë, gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e lëna nëpër fushëbeteja të invalidëve të UÇK-së, nuk mund ti dënoj asnjë gjykatë dhe ajo Gjykata Speciale e Hagës.
Daja, si dje si sot, mbetet përkushtimi i sakrificës individuale i mbërthyer si komb në luftë për liri.
Çlirimi i Kosovës identifikohet me UÇK-në, UÇK-ja indentifikohet me lirinë e Kosovës dhe Çlirimin nga Serbia.
Daja, simbolizon UÇK-në, Çlirimin, Lirinë.
Dhe një sfidë për Dajën, fitimitar, në sakrificën e qëndresën për Liri të Kosovës dhe në këtë Gjykatë.
Mirë se vjen, Dajë!