Daja do të jetë trajner i Ballkanit edhe për dy vjet
28 shtator 2022
| 17:45
Ilir Daja, do të jetë trajner i skuadrës së Ballkanit edhe për dy vjet të tjera. Kështu është bërë e ditur nga drejtuesit e klubit suharekas nëpërmjet një njoftimi.
Daja do ta drejtojë ekipin nga Suhareka deri në vitin 2024.
Trajneri shqiptar u shpall kampion edicionin e kaluar me Ballkanin.
Ai gjithashtu arriti sukses të jashtëzakonshme duke u kualifikuar me ekipin e tij në fazën e grupeve të UEFA Conference League.