Daja: Gëzimi është evident pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit

01 nëntor 2023 | 16:30

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani, ka shënuar fitore në ndeshjen derbi ndaj rivales kryesore për titull të kampionit, Dritës, me rezultat 1-0.

Trajneri Ilir Daja ka thwnw se fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit.

“Gëzimi është evident kur luan gjithmonë karshi Dritës, që mban pozicionin e dytë në tabelë dhe ishte përballja jonë e parë, sepse kemi pasur një ndeshje të shtyrë. Lojtarët e dyja ekipeve u pa që nuk kishin energjinë e madhe në këmbët e tyre, por u vendos nga një gjuajtje e mirë e Dellovës, pastaj edhe zëvendësimet i dhanë besim grupit. Përveç marrjes së pikëve të plota, fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit”, ka thënë pas ndeshjes Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) Kuvendi vazhdon seancën plenare. Seanca mbahet në…