Daja: Merituam më shumë se një barazim
Trajneri Ilir Daja pas ndeshjes është shprehur se skuadra e Ballkanit ka merituar më shumë se një pikë nga kjo përballje. Trajneri shqiptar më pas e ka pranuar se janë shtuar apetitet e klubit për të synuar kalimin e grupit.
“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë. Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përball një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë. Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, ka thënë Daja.