Daja opsion për skuadrën e Ballkanit

22 dhjetor 2021 | 15:49

Ballkani nga e marta është zyrtarisht pa trajner. Klubi vendosi të ndërpresë bashkpunimin me Bekim Isufin, i cili e renditi skuadrën në vendin e tretë me vetëm dy pikë diferencë nga kreu i renditjes, Gjilani.

Menjëherë pas ndarjes me Isufin, në stafin drejtues të klubit kanë nisur punën për gjetjen e teknikut të ri. Një nga opsionet e publikuara nga mediat dardane është Ilir Daja.

Trajneri i Partizanit ka një kontratë afatgjatë me të kuqtë dhe deri më tani drejtuesit i kanë besuar atij, por kjo nuk i pengon klubet e tjera ta mendojnë si opsion për drejtimin e stolit. Gjithsesi, deri më tani gjithçka është hipotetike dhe Daja është vetëm një nga mundësitë.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili në fakt “ka dribluar”, duke u shprehur: “Nuk kam kohë të merrem me gazetarë, kam punë të tjera tani, të Vitit të Ri”.

Nga ana tjetër Daja për momentin me siguri e ka mendjen vetëm te derbi, ku i duhet patjetër ta fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për të arritur objektivat madhorë, që janë titulli apo kualifikimi në Ligën e Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policisë Kufitare të mërkurën rreth orës 11:20, ka identifikuar furgonin…