![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/daja-2.jpg)
Daja paralajmëron largime dhe prurje të reja në afatin kalimtar të janarit
Ballkani ka vazhduar me formën e dobët dhe është ndalur në një brazimë pa gola kundër Gjilanit.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka paralajmëruar prurje dhe largime në afatin kalimtar të janarit.
“Si në çdo ekip, dinamika e merkatos i afron hyrjet dhe daljet. Do të jemi të kujdesshëm sepse kemi cilësi dhe sigurisht kemi kërkesa. Do të ulemi me presidentin dhe drejtuesit e klubit dhe do të vendosim bashkë me politikat e klubit. Mund ta pasurojmë organikën, por mund të kemi edhe dalje të 2-3 individëve që ndoshta nuk kanë gjetur hapësirat e duhura. Sidoqoftë është fundviti dhe i uroj gjithë shqiptarët në të gjitha shtetet, një vit sa më i mbarë për vitin 2024. Vetëm shëndet dhe gjitha të mirat në familjet e tyre”, ka thënë Daja.
Ballkani tashmë ka katër ndeshje pa fitore në elitë dhe vazhdon si lider me 40 pikë të grumbulluara, por që tani distanca me Dritën është shkrirë në vetëm gjashtë pikë.
Gjilani në anën tjetër ka marrë një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën.