Daja për Ballkanin: Jemi bërë si kombëtare e dytë për qytetarët e Kosovës
26 tetor 2022
| 15:27
Ilir Daja është i mahnitur me përkrahjen që po merr skuadra e Ballkanit.
Ballkani është bërë skuadra e parë nga Kosova që paraqitet në finalet e garave evropiane, me kualifikimin në Europa Conference League.
Trajneri Ilir Daja ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen që po vjen nga e gjithë Kosova. Madje, ai ka thënë se Ballkani është bërë si kombëtare e dytë.
“Në çdo ndeshje, ne po ndiejmë përkrahjen nga e gjithë Kosova”.
“Ne jemi bërë sikur një kombëtare e dytë për ta”, ka thënë Daja.
Ballkani ndeshjen e radhës do ta luajë nesër (e enjte) kundër Slavia Prague, në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 21:00.