Daja: Për Dinamo Zagreb nuk kemi nevojë të flasim shumë

04 tetor 2023 | 16:49

Trajneri Ilir Daja në konferencë për medie një ditë para ndeshjes që Ballkani e zhvillo kundër Dinamo Zagreb, ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe se lojtarët janë të motivuar për faktin se përballë kanë një skuadër të madhe siç është Dinamo Zagreb.

“Për nivelin e Dinamos nuk duhet të flitet shumë, pasi ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është përfaqësuesja më e mirë e kampionatit të Kroacisë, vend i cili ka qenë nënkampion i botës. Natyrisht se është favoriti kryesor me Viktoria Plzen për të kaluar grupin, por ndaj një kundërshtari të tillë motivimi i lojtarëve tanë është i lartë, pra si trajner duhet vetëm të menaxhoj anën emocionale. Jemi përgatitur dhe shpresojmë që të bëjmë një gjë të bukur, por çfarë do të arrijmë do të tregojë fusha”, ka thënë Daja.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manifestimi qendror me moton "Gjermania - një atdhe" u organizua…