Daja i shkon në zyre kryeministrit
28 mars 2018
| 12:14
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka vizituar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në zyrën e tij.
Brahimaj i cili është dajë i Haradinajt, në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi nga kabineti qeveritar.
Në këtë fotografi përpos Barhimajt dhe Haradinajt shihen edhe këshilltarët e kryeministrit, Avni Arifi, Selim Selimi dhe Alban Dërmaku.