Daja: U dëmtuam nga gjyqtari, ka oferta nga Evropa për lojtarët tanë
Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, humbja në shtëpi 0-1 ndaj Slavia Prague, ndodhi më shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.
Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” ai akuzoi gjyqtarin se nuk u dha një penallti të pastër dhe një të diskutueshme.
Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.
Si shkoi ndeshja? Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intesitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia Prague vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë.”
Dëmtimi i Ermal Krasniqit: Shpresoj të mos ketë gjë të rëndë pasi është shumë i rëndësishëm për sulmin tonë. Dalja e Ermalit na i vështirësoi gjërat, pro këta djem meritojnë vetëm fjalë të mira.
Ecuria: Të gjithë sportdashësve kosovar ia kemi kthyer mbështetjen, pasi jemi ekipi i vetëm deri tani që Slavia Prague i kemi shënuar dy gola. Deri këtu mendoj që ka qenë një paraqitje e mrekullueshme.
Oferta nga jashtë për lojtarët: Oferta ka, por po t’më pyesnin mua nuk do shisja asnjë, por politikat e klubit, duke iu dhënë mundësinë lojtarëve për të shkuar jashtë, mendoj se duhet t’i shesim. Njëkohësisht ta përdorim si politikë për t’ju thënë lojtarëve hajdeni te Ballkani se mund të shkon jashtë më pas.