Daja: Viktoria Plzen ka eksperiencë të madhe

29 nëntor 2023 | 17:14

Skuadra e Ballkanit zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës ndaj Viktoria Plzen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 18:45.

Trajneri Ilir Daja e ka pranuar se skuadra kundërshtare ka eksperiencë me të madhe se Ballkani dhe se është favorit në këtë ndeshje. Megjithatë ai ka premtuar angazhimin maksimal për të nxjerrë më të mirën nga kjo sfidë.

“Përveç që kryeson grupin, Viktoria Plzen ka përvojë në kompeticione tjera madhore të UEFA-s. Nuk jemi të barabartë. Është ekip që ka eksperiencë më të madhe sesa ne. Nuk e dimë se çfarë do të ndodh nesër. Ne do të japim maksimumin. Natyrshëm nëse duhet bërë llogaritë se si do dalin ndeshjet paralele. Fillimisht të shohim ndeshjen tonë. Do të bëjmë të pamundurën. Vështirësia është e madhe”, ka thënë Daja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar sot kundër vizitës në Kosovë…