Dajaku: Faleminderit Ferizajt, tash jam lojtar i lirë

17 janar 2021 | 13:03

Mesfushori Taulant Dajaku është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur futbollisti nga Drenica me anë të një postimi të gjatë në profilin e vet në “Facebook”. Ai ka falënderuar të gjithë në klubin e Ferizajt, qytetarët e këtij vendi dhe tifozët “Ujqit” për kohën e kaluar se bashku, raporton “Epoka e re”.

“Miq e dashamir të sportit ju informoj se jam lojtar i lirë dhe i gatshëm për një sezone të re. Kam një falënderim të veçantë për gjithë miqtë nga qyteti i Ferizajt për ketë periudhe të gjatë e të mundimshme që kaluam se bashku, për drejtorin Haxhimusa që edhe pse në një situatë të vështirë prej dy vitesh gati me mungesa të theksuara financimi tentonte të mbante me pozitivizëm ambientin brenda grupit por është e pamundur të bëhej më mirë në aspektin sportiv kur ekipi nuk kishte trajtimin e duhur financiar me aq shumë borxhe e rroga të prapambetura. Një falënderim të veçantë kam edhe për tifozët ‘Ujqit’ që sado në vështirësi ishim gjatë kësaj periudhe ata gjithnjë japin dhe duan me të mirë për ekipin e tyre, uroj shumë që të vijnë ditë të mira për ju dhe të shijoni sukseset e Ferizajt”, ka shkruar Dajaku.

Taulant Dajaku është një nga mesfushorët më të mirë për një kohë të gjatë në futbollin e Kosovës, derisa në të kaluarën ka djersitur fanellën e Prishtinës dhe Drenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7…