Dajaku: Suksesi na bënë krenarë, por Kosova ishte favorite e grupit
Mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku, ka vlerësuar suksesin e Përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se “Dardanët” i kanë bërë të gjithë krenarë.
Mirëpo mesfushori me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës ka shprehur mendimin e tij se Kosova ishte favorite karshi skuadrave të tjera që në radhët e tyre kishin lojtarë joprofesionistë.
“Ka qenë një zhvillim i madh pozitiv që sigurisht na bënë krenarë të gjithëve, por duhet të jemi racionalë në pritshmëritë pasi kompeticioni i Ligës së Kombeve na ka vënë në grup me ekipe që na bënte neve favorit për shkak se luanim ndaj ekipeve që kanë pak profesionistë në radhët e veta si, për shembull, Malta apo Ishujt Faroe. Duhet të jemi krenarë, por jo të fillojmë të mendojmë se kështu do t’i vëmë në presion lojtarët tanë dhe pasi të vijë ndonjë humbje, do të bëjmë dramë. Ne duhet ta shijojmë suksesin muaj për muaj”, ka thënë Dajaku për “Epokën e re”.
/Epoka e re/