Dajaku vazhdon me Drenicën
13 gusht 2018
| 13:11
Taulant Dajaku ka arritur marrëveshje me Klubin e Drenicës edhe për sezonin e ri. Mesfushori me përvojë do të nënshkruajë sot (e hënë) kontratën me klubin kuqezi. Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Drenicës në “Facebook”.
“Pas bisedave në mes të drejtorit sportiv, Tahir Lushtakut dhe mesfushorit drenicas, Taulant Dajakut, përfundimisht është arritur pajtimi mes palëve dhe futbollisti do ta firmosë të hënën kontratën”, thuhet në njoftimin e Drenicës.
/Epoka e re/