Daka i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Udhëzimet e KQZ-së janë obligative për komisionerët
03 tetor 2019
| 18:26
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se komisionerët në vendvotime në të gjitha komunat me shumicë serbe do i njohin të gjitha dokumentet për identifikim.
Daka ka thënë se udhëzimet e miratuara në KQZ-ja janë obligative për të gjithë dhe se të gjithë komisionerët që nuk do e respektojnë udhëzimin për përdorim të dokumenteve për identifikim do të kenë konsekuenca juridike.
Sipas saj, qytetarët e Kosovës do të mund të votojnë vetëm me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës.