Daka kërkon që të punohet seriozisht në reformën elektorale
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka kërkuar që të përfundojë reforma zgjedhore e cila ka filluar tash e disa vite.
Ajo gjatë konferencës “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se KQZ-ja është e gatshme ta jap kontributin në këtë proces.
“Pavarësisht arritjeve mendoj se është në natyrën e zgjedhjeve për t’i avancuar. Reforma zgjedhore që ka filluar duhet të ndodhë. Shteti ynë ka avancuar shpejt në fushën e zgjedhjeve e megjithatë t’i kushtojmë vëmendje çdo sfide përmes reformimit”, ka deklaruar Daka.
“T’i japim përgjigje disa çështjeve politike dhe teknike. Komisioni do të japë kontributin. Të punohet seriozisht dhe të trajtohen problematikat. Qëllimi është forcimi i proceseve zgjedhore dhe me këtë forcimi i shtetit tonë”.
“Vëzhguesit evropian kanë dhënë rekomandime, duhet përdorur. Janë bërë përparime të mëdha. E arritur jo vetëm e KQZ- së. Ekziston pajtueshmëri që reformimi duhet me qenë prioritet i institucioneve të shtetit”, ka thënë Daka.