Daka: KQZ-ja, e gatshme

22 dhjetor 2020 | 08:58

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një intervistë për EO.

Daka tha se e kanë obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve dhe se kurdo që shpallen, edhe përkundër gjendjes së pandemisë, do t’i organizojnë ato. “Ne gjithmonë jemi të përgatitur. Në fakt, tashmë e dimë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe kemi filluar të gjitha përgatitjet për të cilat na obligon Kushtetuta. Po ne tashmë jemi mësuar që të kemi zgjedhje të parakohshme. Të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të parakohshme dhe natyrisht se në qoftë se ato shpallen, do të kemi obligim t’i organizojmë”, shtoi kryetarja e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së…