Daka: KQZ-ja është gati për rivotimin në Istog
15 dhjetor 2017
| 14:40
Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për rivotimin që do të mbahet të dielën në Istog.
“KQZ-ja vetëm e ka vazhduar traditën e organizimit. Pra, nuk kemi pasur ndonjë pushim, pas përfundimit të balotazhit në komunat e tjera. Këtë të diel e kemi rivotimin në Istog. Të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit josensitiv e sensitiv, janë në përfundim e sipër”, ka thënë Daka.
Në Istog janë 23 qendra të votimit, me gjithsej 63 vendvotime. Në garë për kryetar të Istogut janë, Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së