Daka: Kritikat për procesin e verifikimit të votuesve nga jashtë, dashakeqe
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vizituar të hënën Qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Me këtë rast, ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve tu mundësohet të votojnë.
Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8 000 aplikues, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.
“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”.
“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja”.
“Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”, ka thënë Daka.
Me qëllim të zbatimit të vendimit dhe udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ-ja ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve, ku në funksion janë 25 linja telefonike.