Daka, Kurteshit e Ramës: Jemi shndërruar në serialin ‘Kasandra’

11 shkurt 2021 | 12:16

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se mbledhjet në këtë institucion janë shndërruar në teatër për kamerat dhe gazetarët.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë pas debatit me anëtarët e LV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, të cilët i akuzuar se janë duke bërë fushatë kudër saj.

“Jemi mësuar se për çdo gjë që ndodhë në Kosovë, Valdete Daka është fajtorja kujdestare. Edhe për ato çka ndodhin në KQZ, fajtore është Valdete Daka. Faleminderit edhe për faktin që më keni bërë kaq të fuqishme. Unë jam personi që e kontrolloj krejt. Faleminderit shumë, jam e lumtur që jam aq e fuqishme. Çdo mbledhje është kthyer në teatër për kamerat. Jemi shndërruar në serialin ‘Kasandra’, çdo ditë i japim material gazetarëve që të qeshin me neve. Faleminderit”.

“E gjithë fushata e juaj kundër meje është shndërruar në personale, se juve po ju pengon Valdete Daka me vet faktin që e zbaton ligjin”.

“Valdete Dakën e keni shndërruar në personalitet i cili krejt mërgatën është duke e ndaluar të votojë. A bën ju të ndaleni? Prej që keni ardhur ju të dy, mbledhjet janë shndërruar në ankth për të gjithë. Bollni bre mo!”, ka thënë Daka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën është tërhequr shorti edhe për Kampionatet Evropiane të…