Daka: Nuk ka arsye për t’i anuluar zgjedhjet në Podujevë

13 mars 2020 | 11:33

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se tani për tani nuk ka ndonjë arsye që të anulohet mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës më 15 mars.

Në mbledhjen e KQZ-së, ajo ka bërë thirrje të mos bëhet panik rreth koronavirusit. “Ne e kemi shqyrtuar dhe nuk e kemi parë të arsyeshme të rekomandojmë te presidenti shtyrjen apo anulimin e këtyre zgjedhjeve. Të shohim nëse ka ndonjë rrezik më të madh, ne prapë mund të mblidhemi dhe nuk është vonë që ato të shtyhen apo të anulohen edhe nesër” ka thënë Daka.

Ajo ka kërkuar që për shkak të sigurisë qytetarët të dalin në grupe sa më të vogla për të votuar më 15 mars.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të…