Daka: Nuk mund të diskutohet për datën e zgjedhjeve pa u shterur të gjitha mundësitë kushtetuese
31 korrik 2019
| 11:28
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),Valdete Daka,ka përfunduar takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi Daka ka thënë se nuk mund të diskutohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme pa u shterur të gjitha mundësitë kushtetuese.
“Për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione”, është shprehur kryetarja e KQZ-së.
Daka ka bërë me dije se nëse shpallen zgjedhjet atëherë KQZ-ja kërkon mjete nga qeveria për organizmin e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas saj, ky vit nuk ka qenë vit zgjedhor.
/Epoka e re/