Daka paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese

15 qershor 2021 | 11:23

Valdete Daka një ditë pas e ka shkarkuar presidentja Vjosa Osmani nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë me dije se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin e shefes së shtetit.

Ajo në një konferencë për medie ka bërë me dije se do t’i shytojë të gjitha rrugët ligjore për t’iu drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punët juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, ka deklaruar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka…