Daka, partive politike: Zgjedhjet organizohen sipas Kushtetutës, respektojeni ligjin

01 shkurt 2021 | 11:38

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim është shprehur se ky komision është i përkushtuar që të sigurojë një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.

Daka u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve për despotët ta respektojnë ligjin në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Mes sfidave të shumta, KQZ-ja është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për zgjedhjet. Dua t’i garantojë të gjithë se KQZ-ja mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka.

Daka ka theksuar se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të medieve nga vende të ndryshme të botës, “prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të ketë…