Daka: Reforma zgjedhore, e domosdoshme

04 prill 2021 | 13:18

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është bërë normale tash e sa kohë në Kosovë. Organizimi i gjithë procesit zgjedhor është përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Për të lehtësuar këtë proces e evituar parregulluesit disa herë është tentuar të reformohet sistemi zgjedhor.

Mosreformimi i procesit zgjedhor sipas ekspertëve, do të sjellë përsëri situata të paqarta.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se është evidente që patjetër vendit i duhet reformë zgjedhore.

“Tashmë kjo çështje është diskutuar shumë herë dhe është shumë evidente që neve patjetër na nevojitet një reformë zgjedhore e sidomos për çështjet të cilat na kanë sjellë më së shumti probleme, si votimi jashtë Kosovës. Tashmë e dimë për problemet që kanë rrjedh gjatë zgjedhjeve të fundit, pastaj çështja e listave votuese si dhe ne tani po e shohim se Shqipëria ka përfunduar një reformë zgjedhore dhe ka aprovuar disa ndryshime ajo është identifikimi biometrik, i cili kishte me lehtësuar shumë procesin, por e dhe kishte me ngritë saktësinë edhe të listave votuese edhe faktikisht kishte me parandaluar manipulimet eventuale”, ka thënë Daka.

Më tutje, Daka ka thënë se kërkesë e tyre është që të bëhet një reformë e mirëfilltë dhe jo të provohet vetëm kozmetikisht të ndryshohet ligji, i cili sipas saj nuk është ndryshuar që na viti 2008.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët evropianë po i festojnë Pashkët e këtij viti në…