Daka takon Apostolovën, flasin për organizimin e zgjedhjeve

30 gusht 2019 | 14:20

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim kryetarja Daka e ka njoftuar Apostolovën lidhur me përgatitjet që KQZ-ja është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të mirëseardhur në Kosovë pasi ndikojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor.

Sipas Dakës, KQZ-ja me seriozitet ka trajtuar rekomandimet e vëzhguesve të proceseve të kaluara zgjedhore.

Ndërkohë Apostolova ka shprehur mbështetje për punën e KQZ-së si dhe ka bërë me dije se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Mogherini e ka marrë kërkesën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për dërgimin e misionit të veçantë për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, e cila kërkesë është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.

 /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitet e fundit ka qenë skuadra e Juventusit që dominoi…