Daka: Të hiqet votimi me kusht
Ishte kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se me një ligj të ri për zgjedhjet që do të ishte pjesë e Kodit Zgjedhor, duhet të bëhen ndryshime rrënjësore në procesin e zgjedhjeve, një nga këto ndryshime edhe largimi i votimit me kusht.
Sipas Dakës, votimi me kusht nuk është i nevojshëm pasi Kosova është e vogël dhe shumë shpejt nga çdo cep i Kosovës mund të arrihet atje ku është vendvotimi, shkruan “rtv21.tv”.
Sa i përket kategorive që nuk kanë mundësi të jenë pjesë e votimit, si të burgosurit, policët, personeli mjekësor apo edhe pjestarët e FSK-së që janë në detyrë, Daka ka deklaruar se se do të ishte më mirë të votojnë një ose dy ditë para zgjedhjeve, që ditën e zgjedhjeve të mos kenë nevojë të votojnë me kusht.
Sipas saj, votimi me kusht krijon vonesa në numërim të votave, shpallje të rezultateve si dhe jep mundësi manipulimi.