Daka thotë se KQZ-ja mund t’i përballojë edhe një palë zgjedhje

25 dhjetor 2019 | 11:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm që të organizojë edhe një palë zgjedhje, pas atyre të 6 tetorit.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka thënë se edhe pse është sfiduese organizimi edhe i një palë zgjedhjeve, duhet ta përmbushin këtë obligim kushtetues, nëse kjo u kërkohet.

“Ato janë supozime ne nuk mundemi me ditë, por gjithsesi ne do t’i organizojmë kurdo qofshin ato zgjedhje sepse e kemi obligim kushtetues dhe nuk është në dëshirën e tonë që të vendosim se a do t’i organizojmë apo jo, por gjithsesi është më se sfiduese që të organizohen një pas një zgjedhjet”, ka thënë Daka.

Nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, shteti ka buxhet rezervë, i cili do të mund të shfrytëzohej.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka sqaruar për “Ekonomia Online” se në kuadër të kësaj ministrie ekziston një fond i cili mund të përdoret në rast se vendi mbetet pa qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…