Daka tregon se sa pritet t’i kushtojnë shtetit zgjedhjet lokale

13 qershor 2021 | 13:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e vendit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për “Kosovapress”, se meqë zgjedhjet lokale janë të rregullta, përgatitjet për organizimin e tyre kanë filluar qysh në fillim të këtij viti.

“Natyrisht sa më shumë kohë të na lihet në dispozicion, KQZ-ja do të ketë mundësi që t’i zhvillojë të gjitha procedurat dhe t’i arrijë të gjitha afatet ligjore ashtu siç parashihet. Natyrisht, zgjedhjet e kaluara janë mbajtur në tetor, dhe nëse më kujtohet më 22 tetor të vitit 2017, kështu që aty diku tetori është afati kushtetues kur zgjedhjet duhet të mbahen”, ka thënë ajo.

Daka ka thënë se si institucion kanë bërë një projeksion të buxhetit se sa do të kushtojë organizimi i zgjedhjeve lokale. Sipas saj , zgjedhjet lokale pritet të kushtojnë rreth 7.5 milionë euro.

Në këtë buxhet, ajo ka thënë se është paraparë edhe organizimi i balotazhit dhe pajisja me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Delta”, të cilët po…