Daka: Vendimi për shkarkimin tim, i paligjshëm, qesharak dhe i porositur

15 qershor 2021 | 11:20

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj është jokushtetues dhe i pambështetur në ligj.

“Ky është vendim jokushtetues dhe i pambështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim jo që është i paligjshëm por edhe kontradiktor dhe qesharak. Ky është vendim i porositur”, ka thënë Daka.

Ajo ka thënë se ky vendim ishte i përgatitur më herët, marrë parasysh se menjëherë u emërua kryetari i ri i KQZ-së.

“Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ-së brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takimit ku ajo më kërkoi të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, ka thënë Daka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e legjendës së ndjerë Michael Jackson, Paris ka rrëfyer…