Daku dhe Muja: Ndjenjë fenomenale, jemi shumë krenar

06 shtator 2023 | 11:34

Kombëtarja e Shqipërisë është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen e në Pragë ndaj Republikës së Çekisë që zhvillohet më 7 shtator. Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho të cilët ashtu si edhe tifozët, ëndërrojnë kualifikimin për në Evropianin e vitit 2024.

Kësaj radhe në listën e teknikut Sylvinho janë edhe dy risi, “bomberi” i Antëerp, Arbnor Muja dhe i Rubin Kazan, Mirlind Daku, me këta dy të fundit që në një intervistë për FSHF-në kanë treguar emocionet e tyre të para si pjesë e “kuqezinjve”.

“Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për ‘dritën jeshile’ për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para”, ka thënë Daku për përvojën e re me “kuqezinjtë”.

“Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh”, ka deklaruar Muja për “aventurën” e tij të re.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës qytetarët e…