Daku e fillon mbarë sezonin në Rusi, gol dhe asist në fitoren e Rubin Kazanit

23 korrik 2024 | 14:31

Mirlind Daku e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2024/25 me Rubin Kazanin dhe atë me formë të shkëlqyer, duke shënuar edhe asistuar nga një herë. Pas vetëm tre minutash lojë Pari NN realizoi për 1-0 me golin e Ze Turbos.

Por, Daku u kundërpërgjigj pas vetëm dy minutash, duke i barazuar shifrat në 1-1 me asistimin e Vada. Për ta përmbysur rezultatin dhe epërsinë e Rubin Kazanit ishte Zotov, që u asistua prej sulmuesit shqiptar në minutën e 33-të. Në listën e asistuesve u regjistruar edhe lojtari tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, që e shërbeu mjaft mirë Vadan në minutën e 42-të për 3-1. 45 minutat e dytë ishin po aq dinamik, derisa u shënua dy gola të tjerë.

Pari NN e ngushtoi epërsinë e Rubin Kazanit në 3-2, kur realizoi me anë të Tsarukyan në minutën e 71-të. Për të vulosur fitoren e Rubin Kazanit u përkujdes Dmitry Kabutov (90+1′), që realizoi për 4-2. Daku në sezonin e kaluar në Rusi realizoi dhjetë gola, ndërsa do të shpresojë që këtë edicion të ketë shifër edhe më të lartë.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…