Daku edhe për një vit tjetër pjesë e Ballkanit

03 shtator 2020 | 16:39

Skuadra e Ballkanit ka arritur marrëveshje me Osijekun për vazhdimin e huazimit të sulmuesit, Mirlind Daku.

Klubi portokallezi ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Facebook”, duke shpresuar se gjilanasi do t’i kthehet formës së vjetër.

“Kemi kënaqësinë të iu informojmë se pas shumë negociatave me NK Osjek, kemi arritur të sigurojmë shërbimet e shtatlartit Mirlind Daku në formë huazimi edhe për një vit. Duke iu referuar thënies së pas dukurive cilësore ngritët shumë pluhur, ashtu ndodhi edhe me rastin e Dakut, meqenëse negociatat ishin shumë të vështira, por fatmirësisht rezultuan të suksesshme. Nga sulmuesi shtatëlart presim qe të bëjë me të mirën që ai din, pra të tund rrjetat e kundërshtarëve”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar…