Daku: Ëndërroj Botërorin me Shqipërinë

04 mars 2025 | 15:22

Mirlind Daku ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Rubin Kazanit, ku ka prekur tema të ndryshme. Nga tatuazhi  për transferimin në Rusi, oferta e Rubinit dhe ëndrra Botëror me Shqipërinë, Daku i thotë të gjitha.

“Të jem i sinqertë, oferta e Rubinit ishte plotësisht befasi për mua. Në fillim nuk kam ditur për interesimin e klubit, pasi agjenti im nuk më tha asgjë për këtë. Kam menduar për klube të tjera evropiane dhe nuk kam shqyrtuar opsione të tjera. Agjenti më ka treguar vetëm për ofertat nga Evropa, por kur erdhi oferta e Rubinit kam menduar se ndoshta duhet ta pranoj atë. Ndoshta do të jetë e duhura, do të më ndihmoj të bëj hapin e madh para në karrierë. Për shkak të situatës që ishte në Rusi në atë kohë, babai im ishte pak i turpëruar. E kam edhe një tatuazh për shkak të kalimit tim në Rusi, te Rubini. Ai ka folur edhe për tatuazhin që e bëri në shenjë të transferimit në Rusi”, ka thënë Daku.

“Shkruan ‘pa rrezik, nuk ka histori’. Do të thotë se nëse dëshiron të bësh diçka, duhet të rrezikosh dhe që pa rrezikim, nuk do të ketë tregim. Ia vlen të rrezikosh për një tregim interesant. Ky tatuazh është përshkrim i transferimit tim te Rubini. Nëse qëndron ulur dhe pret që diçka të ndodhë, atëherë zgjohu dhe bëj diçka për atë. Kërko mundësitë tua. Kalimi te Rubini ishte një prej vendimeve të mia më të mira në karrierë. U jam mirënjohës presidentit, drejtorit sportiv dhe të gjithëve në klub. Nuk kam pritur se Rubini do të më trajtoj kaq mirë, të jem i sinqertë. Mundohem të bëj çdo gjë për të arritur suksese të reja së bashku. Tani e di që kam miq të mirë në Rusi, që më duan dhe i dua. Kjo është e rëndësishme për mua”, ka deklaruar Daku.

“Shqipëria? Nëse kualifikohemi në Botëror, do të jetë ndjenja më e mirë në karrierën time në futboll. Jo të gjithë lojtarët e kanë mundësinë të luajnë në Kampionat Botëror. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë tregim i paharrueshëm për mua”, ka përfunduar Daku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Edhe pse ka informacione të kufizuara, apo…