Daku, “fytyra” e Rubinit, klubi rus e nis fushatën e biletave sezonale me shqiptarin

14 shkurt 2025 | 12:23

Udhëheqjen në fushë e ka fituar prej kohësh. Kjo besohet e ka bindur klubin e Rubinit që të zgjidhte Mirlind Dakun edhe si njeriun e biznesit, duke nisur me të fushatën dimërore të abonimeve.

Në videon e postuar në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, shfaqet Daku duke nxitur tifozët që të blinin biletat sezonale për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi shqiptar flet në anglisht dhe u thotë përkrahësve se ai do të shkonte të blinte një abonim, se koha po kalon dhe i ftoi që të kënaqeshin në pranverë në stadiumin e qytetit të Kazanit.

Falë edhe Dakut, Rubini ka qenë mjaft mirë në fazën e parë të Premier Ligës ruse duke mbajtur vendin e 8-të në renditje, pra krejt brenda objektivave për të qëndruar në elitë edhe për edicionin tjetër.

Ylli kuqezi ka 9 gola e 5 asistime, si njëri nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, dhe synon të arrijë e të thyejë rekordin e rrjetave në një sezon të klubit me 16 gola.

Mediat ruse në anën tjetër komentuan sërish për bisedimet mes Rubinit dhe Lokomotivës së Moskës, përderisa faza e transferimeve në vend është ende e hapur dhe kampionati fillon në nisje të marsit.

Sipas këtyre mediave, drejtuesit kërkuan mbi 10 milionë euro për kartonin e shqiptarit, ndonëse nuk e saktësuan shumën, dhe kjo detyroi moskovitët që të tërhiqeshin nga bisedimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje të javës…