
Daku: Kam shumë oferta nga klubet jashtë Kosovës
15 mars 2021
| 12:55
Sulmuesi fantastik i Ballkanit, Mirlind Daku në emisionin “Dueli Sportiv” ka pranuar se ka shumë oferta nga jashtë.
Sulmuesi nga Gjilani ka shtuar se përkundër ofertave është i koncentruar te skuadra aktuale, Ballkani.
“Kam shumë oferta serioze nga jashtë. Oferta konkrete. Por, i kam thënë menaxherit se nuk dua të dekoncentrohem dhe se flasim për to në fund të sezonit”, ka thënë Daku.