Daku largohet nga Osijeku, prezantohet te Kukësi
Skuadra e Kukësit ka arritur marrëveshje me sulmuesin Mirlind Daku.
Anëtari i Përfaqësues së Kosovës U21 skuadrës shqiptare i bashkohet në formë huazimi nga skuadra e Osijekut.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij. 21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e ‘Dardanëve’ U21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalisë dhe Llapit në Kosovë. Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy golave. Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”, thuhet në njoftimin e Kukësit.
/Epoka e re/