Daku: Mendoj se e kam merituar ftesën, por nuk e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit
Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka thënë se e respekton vendimin e Bernard Challandesit, pavarësisht se mendon që ftesën e ka merituar.
Që nga publikimi i listës me futbollistët e ftuar për ndeshjet e marsit, Bernard Challandes është kritikuar për mos ftesën e Mirlind Dakut.
Së fundmi ka reaguar edhe vet sulmuesi shtatlartë, i cili tha se me formën që ka treguar në këtë sezon e ka merituar ftesën, duke shtuar se e respekton edhe vendimin nga Challandes.
Postimi i plotë nga Mirlind Daku:
“Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar,
Ju falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohem pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes. Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojeë ekipit por në fund peërzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja. Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojeë që ma dha mundeësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar. Ju premtojë, se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes”.