
Daku: Ndihem mirë që emri im u shënua në histori
24 maj 2021
| 12:30
Mirlind Daku e ka mbyllur edicionin 2020/2021 si golashënuesi më i spikatur i Superligës së Kosovës. Sulmuesi gjilanas ka realizuar plotë 31 gola në një edicion të vetëm.
Daku është shprehur i lumtur me arritjen e tij duke shkruar historinë e futbollit kosovar pasi askush më herët nuk e ka arritur këtë shifër.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme pasi kam pasur shumë sakrifica ndër vite për të arritur në këtë sukses. Ndihem mirë që emri im është shkruar në historinë e Kosovës”, ka thënë Daku në emisionin “Ekipi A” në ATV.
Kujtojmë se Mirlind Daku e ka thyer rekordin e Otto Johnit i cili kishte realizuar 27 gola brenda një sezoni në edicionin 2016/2017.