![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/daku-1.jpg)
Daku në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë
10 shkurt 2025
| 16:01
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është lënduar dhe nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të selektorit Sylvinho për ndeshjet e muajit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Bëhet e ditur se Daku ka ndrydhur kyçin e këmbës në miqësoren mes Rubin Kazanit dhe ekipit nga Azerbajxhani, Neftçi Baku të luajtur në Antalia të Turqisë. Daku është detyruar të largohet nga fusha pa përfunduar ndeshja, ndërsa te Rubin Kazani kanë konfirmuar lëndimin e tij.
Ditët në vazhdim do të mësohet shkalla e lëndimit të Dakut, i cili ka 9 gola e 5 asistime këtë sezon me fanellën e Rubin Kazanit. Shqipëria luan me Anglinë e Andorrën më 21 dhe 24 mars në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.