Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi

03 maj 2024 | 14:08

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka shkëlqyer këtë sezon në Rusi me Rubin Kazanin. Futbollisti shqiptar u transferua në Rubin Kazan gjatë afatit veror nga skuadra e Osijekut për 1.2 milionë euro. Gjatë këtij sezoni aktual ai ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në 24 paraqitje.

Daku është nominuar për disa çmime në kampionatin rus, si lojtari më i mirë i sezonit dhe sulmuesi më i mirë. Ai gjithashtu është nominuar për çmimin e debutuesit të vitit dhe për asistimin e vitit. Tifozët kanë të drejtën të votojnë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj.

Kurse çmimet e më të mirit në Premier League në Rusi do të ndahen më 26 maj. Për Dakun ju mund të votoni duke klikuar këtu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas…