![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/4BC91A85-819D-4F91-9DA4-16A710B2725B-1024x683-1.jpeg)
Daku pas kualifikimit: Mallkue qoftë kush s’na do bashkë
18 nëntor 2023
| 17:46
Mirlind Daku ka reaguar pasi Shqipëria siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Daku ka postuar disa fotografi nga ndeshja e mbrëmshme me Moldavinë, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Krahas fotove, 25-vjeçari shkroi: ”Mallkue qoft’ kush sna do bashk’”.
Sulmuesi kosvar u bashkua kuqezinjëve gjatë muajit shtator, ku shënoi edhe gol në fitoren 2-0 të Shqipërisë kundër Polonisë.