Daku: Që nga dita e parë

01 shtator 2023 | 14:22

Sulmuesi Mirlind Daku është ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë. Sulmuesi ka qenë me herët i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa për herë të parë do të jetë pjesë e Shqipërisë.

Daku i emocionuar për këtë ftesë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë një fotografi të tijën në moshë të vogël teksa shihet veshur me një fanellë kuqezi me mbishkrimin: “Që nga dita e parë”.

Kështu ai nënkupton se që në fëmijëri është ndjerë shqiptar dhe se gjithmonë ka dëshiruar të luajë për kombëtaren kuqezi. Shqipëria përveç Dakut për dy ndeshjet e muajit shtator e ka ftuar edhe Arbnor Mujën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video ku…